Partnerët & Miqt
Fjalët e miqve
Disa fjalë nga miqët tanë të njoftuar ndër vite, nëpër aktivitete kulturore, biznesi, e çdokund ku bashkohen shqiptarët nëpër botë.
Si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore dhe një figurë udhëheqëse në shumë iniciativa ekonomike, kulturore dhe shoqërore, ai ka dëshmuar se diaspora jonë ka potencial të madh për të kontribuar jo vetëm në integrim, por edhe në zhvillimin e identitetit tonë kombëtar.
Angazhimi i tij shkon përtej biznesit, duke u reflektuar edhe në promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Përkushtimi i Florim Useinit është një vlerë e shtuar për diasporën shqiptare, dhe puna e tij meriton vlerësim dhe mbështetje.”
“Të njohësh Florim Useinin do të thotë të njohësh një personalitet të veçantë, një njeri me vizion të qartë dhe përkushtim të pashoq ndaj mërgatës shqiptare në Zvicër. Që nga viti 2009, ai ka dhënë një kontribut të pandalshëm për ruajtjen e kulturës shqiptare dhe fuqizimin e bizneseve të mërgatës, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke krijuar mundësi të reja zhvillimi.
Florim Useini është një figurë e rrallë që bashkon vizionin me veprimin, fjalën me punën dhe traditën me të ardhmen. Angazhimi i tij i pandalshëm është një shembull frymëzimi për të gjithë ata që e ndiejnë përgjegjësinë për ta mbajtur gjallë shpirtin e mërgatës shqiptare kudo në botë.”
Me karakterin e tij të hekurt dhe përkushtimin e palëkundur, Florimi nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë, por atë të përpjekjes së vazhdueshme për një Shqipëtari të bashkuar dhe të fortë. Në çdo angazhim të tij, ai e ka vendosur interesin kombëtar mbi çdo gjë tjetër, duke punuar me vizion dhe mençuri për organizimin e diasporës shqiptare, forcimin e lidhjeve mes bizneseve dhe krijimin e një strukture të fuqishme që do të bëhet motor i zhvillimit në të gjitha trojet shqiptare.
Ai e kupton se forca e një kombi qëndron në unitet, në bashkimin e mendjeve dhe zemrave, në ngritjen e një ekonomie të qëndrueshme dhe në kultivimin e vlerave të larta morale. Me përpjekjet e tij të palodhura, ai nuk është vetëm një lider, por një frymëzim për çdo shqiptar që dëshiron të shohë kombin e tij të lulëzojë.
Të kesh një mik si Florim Useini është një privilegj i rrallë, një pasuri e çmuar. Në një botë ku vlerat e vërteta shpesh zbehen nga interesat e vogla, njerëz si ai janë drita që na kujton se gjaku ynë është gjak i madhështisë, i qëndresës dhe i dinjitetit.
Unë jam krenar që kombi ynë ka burra si ai, njerëz që nuk ndalen, që nuk frikësohen, që nuk harrojnë rrënjët dhe që çdo ditë e jetojnë si një betim për Shqipëtarinë, për historinë tonë dhe për të ardhmen që na takon.”
Florim Useini është një nga figurat më të rëndësishme dhe të respektuara në fushën e biznesit shqiptar në Zvicër dhe më gjerë. Me angazhimin e tij të palodhur dhe një vizion të qartë, ai ka kontribuar në shumë aspekte të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Një nga arritjet më të mëdha të Florimit është roli i tij si Kryetar i Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Zvicër, ku ka udhëhequr me përkushtim dhe ka krijuar mundësi të shumta për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrjeti. Kontributet e tij janë të pashlyeshme, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes biznesve shqiptare dhe promovimin e mundësive të reja për zhvillim dhe bashkëpunim.
Angazhimi i Florimit nuk kufizohet vetëm në sferën profesionale, por ai ka qenë gjithashtu një mbështetje e madhe për bashkësinë shqiptare në Zvicër, duke kontribuar në çdo hap të përparimit dhe integrimit të saj. Florim Useini është një model i punës së palodhur dhe i përkushtimit ndaj zhvillimit të përgjithshëm.
Faleminderit, Florim, për gjithë punën tuaj të jashtëzakonshme dhe për ndikimin pozitiv që keni pasur në jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër.
I jemi falënderues dhe mirënjohës për kontributin, angazhimin dhe seriozitetin tuaj.
Respekt!”




